Forcat e Irakut çlirojnë 11 fshatra nga DEASH-i

Forcat e Irakut kanë çliruar 11 fshatra në rajonin Havixhe në provincën e Kerkukut nga organizata terroriste DEASH, njoftoi të enjten ushtria, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, komandanti i operacioneve në Havixhe, Reshid Jarullah, deklaroi se ushtria e Irakut dhe forcat Hashdi Shabi kanë marrë nga DEASH-i 11 fshatra në Havixhe.

Ndërkaq, kryeministri irakian Haider al-Abadi sot në mëngjes njoftoi se ka filluar faza e parë e operacionit për çlirimin e Havixhes nga DEASH-i.

Operacionet e ushtrisë së Irakut, policisë federale dhe grupit Hashdi Shabi mbështeten edhe nga ajri nga forcat e koalicionit ndërkombëtar.

Organizata terroriste DEASH mban nën kontroll Havixhen dhe rrethinën që nga qershori i vitit 2014.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button