Brexit, BE-ja i druhet “dobësisë” së May

Brukseli druhet se Theresa May e dobësuar politikisht nuk do të jetë në gjendje që të mbajë premtimet që do të japë gjatë një fjalimi për Brexit, përcjell Top Channel.

Keir Starmer, sekretari hije për Brexit nga radhët e laburistëve, pas takimeve me lojtarët kryesorë të ekipit negociues evropian, tha se pritshmëritë e mëdha në Bruksel për fjalimin e May të planifikuar të premten, janë goditur rëndë nga shqetësimet për dobësinë e saj.

Starmer deklaroi për “The Guardian” se ishte takuar me shefin negociues të BE-së, Michel Barnier, zëvëndësesen e tij Sabine Weyand dhe Martin Selmayr, shefin e stafit të presidentit të BE-së, Jean-Claude Juncker dhe të gjithë këta ishin shumë skeptikë për mbajtjen e çdo premtimi që May do të bëjë.

“Ata duan të shohin progres të vërtetë dhe jo thjesht një fjalim e asgjë tjetër”, deklaroi Starmer. Politikani opozitar tha se BE pret që May të flasë për faturën e Brexit, ndërsa nga mediat raportohet se qeveria britanike ka informuar Gjermaninë se kryeministrja do të ofrojë të mbushë një boshllëk buxhetor të unionit post-Brexit prej 20 miliardë eurosh. Starmer gjithashtu raportoi se BE-ja nuk i merr aspak seriozisht komentet e ministrit të Jashtëm britanik, Boris Johnson, se Londra nuk do të bëjë asnjë pagesë për të qenë pjesë e tregut të përbashkët, pasi kjo nga Brukseli konsiderohet një fantazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button