Takime të kryeministrit Zaev në kuadër të AP të KB-së në Nju-Jork

Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, sot do të ketë takimebilaterale me kryeministrin e Belgjikës Çarls Mishel.

Siç njoftoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev do të marrë pjesë edhe në pritje me rastin e kandidaturës së Gjermanisë në Këshillin e Sigurisë të KB-së, për periudhë 2019-2020, që në emër të kancelares Angela Merkel, e organizon kancelari dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Zigmar Gabriel.

Gjatë ditës janë parashikuar edhe takime të tjera dhe bisedime me të ftuar me kredibilitet në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, si dhe me politikanët amerikanë dhe tink-tenk ekspertë nga sfera e politikave të jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të SHBA-së, citohet në njoftimin e pres shërbimit të Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP