Tevez sulmon ashpër futbollin kinez

Carlos Tevez merr 30 milionë euro në sezon për të luajtur me Shanghai Shenhua në kampionatin kinez të futbollit, por duket se është penduar shumë për zgjedhjen që ka bërë, transmeton Top Channel.

Sulmuesi argjentinas, ish-lojtar i United, City dhe Juventus, sulmoi ashpër futbollin kinez, duke thënë se përbëhet nga lojtarë të dobët.

“Në Amerikën e Jugut dhe në Europë mësohet futbolli që kur je fëmijë. Në Kinë, jo. Nga ana teknike nuk janë të mirë. Besoj se edhe pas 50 vitesh, futbolli kinez nuk do ta arrijë dot nivelin e futbollit europian”, tha Tevez.

Aktualisht, argjentinasi është lënë jashtë skuadrës sepse është mbipeshë. Në një vit e gjysmë në Kinë, ai ka luajtur vetëm 12 ndeshje, duke shënuar 3 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button