OJQ-të në këmbë, protestohet për ajër të pastër në Maqedoni

Koalicioni për ajër të pastër O2 dhe Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” së bashku me edhe 18 organizata qytetare, joqeveritare, sot pasdite organizojnë marsh paqësor për ajër të pastër.

Pika fillestare e aksionit është Qeveria e RM-së, me ç’rast do të kalohet përmes bulevardit “Ilinden” dhe bulevardit “8 Shtatori” ku pjesëmarrësit do të bashkohen me organizatat qytetare partnere “Ne jemi Karposh 4” dhe “Karposh 3” të cilët gjithashtu do të kenë protestë paqësore.

“Konsiderojmë se pikërisht kjo periudhë është jashtëzakonisht e rëndësishme që të dëgjohet zëri i qytetarëve të cilët tërësisht, në të gjithë qytetet më të mëdha në Maqedoni: Shkup, Tetovë, Manastir, Kërçovë, Strugë, Kumanovë, Kavadar drejtpërdrejt po i ndjejnë pasojat nga ajri toksik. Konsiderojmë se kjo periudhë është posaçërisht e rëndësishme para autoriteteve të reja lokale që të pozicionohen, që seriozisht të mund ta kuptojnë problemin dhe së bashku me pushtetin qendror të mund të ndërmarrin masa urgjente, por edhe afatshkurta, ndërsa më tej edhe sistem i masave afatgjate të problemit”, deklaroi Eli Pesheva nga Koalicioni O2.

Mbështetje për marshin nga ana e qytetarëve pret Dragi Zmijanac nga Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”.

“Duhet të dalim dhe qartë të themi jo vetëm në Shkup por edhe në Kavadar, Kumanovë, Manastir, Tetovë, dhe shumë qytete tjera janë të prekura me të drejtën e jetës. Ajri i pastër dhe mjedisi i shëndetshëm jetësor është e drejtë elementare e njeriut dhe për këtë nuk duhet të diskutohet. Vërejmë mobilitet më të madh nga ana e Qeverisë së RM-së dhe shpresojmë se ky presion i ynë do të lindë me rezultate, sepse ne dorëzuam kërkesa afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata dhe presim që të ndodhë ndryshim. Do të dalim në rrugë më shpesh, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të tregojmë se fëmijët kanë të drejtë për ajër të pastër. Çdo i dyti fëmijë në qytetet e ndotura vuan nga astma”, theksoi Zmijanac.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button