Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe dukshëm më i freskët me shi të dobët lokal, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë luginës së Vardarit herë pas herë do të përforcohet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri 23 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe dukshëm më i freskët. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në 20 gradë Celsius.

Të premten dhe gjatë fundjavës në mëngjes mot i freskët, gjatë ditës do të ketë mot stabil, ndërsa temperaturat ditore gradualisht do të rriten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button