Policia jep detaje për dy personat e plagosur në Prishtinë

Dy persona janë plagosur sonte rreth orës 17:30 në Prishtinë, konkretisht në rrugën B.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha lajmi.net se deri më tani nuk ka të arrestuar për rastin në fjalë, njofton Lajmi.net.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30, policia po merret me rastin. Deri më tani nuk ka të arrestuar”,ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, njëri nga personat është lënduar me thikë, ndërsa tjetri është goditur me një mjet të fortë.

“Dy persona kanë mbetur të lënduar, njëri është i lënduar me një mjet të mprehët, qe dyshohet thikë, ndërsa tjetri është godit më diçka tjetër në kokë, nuk dihet me çka”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button