Si ti largoni njollat e deodorantit nga rrobat tuaja?

Anti-perspirantët ose ndryshe të njohur si deodorantët janë një ndihmë e madhe kundër djersitjes. Megjithatë, ato gjithashtu mund të jenë shkak i problemeve sepse ato lënë gjurmë në rrobat tona. Por mos u ngutni për të hedhur rrobat tuaja ose për t’i dërguar në pastrim kimik.

Më poshtë janë disa truqe që do t’ju ndihmojë të hiqni njollat e dedodorantit nga rrobat tuaja.

E rëndësishme: Para se të aplikoni ndonjë nga këto metoda në rrobat tuaja, provoni ato së pari në një pjesë të vogël të rrobave.

Kripa

Kjo metodë ndihmon për të hequr njollat e vjetra nga rrobat dhe është e sigurt si për rroba të bardha ashtu edhe ato me ngjyrë.

Merrni pak kripë, lagni pjesën e rrobës e cila është njollosur dhe shpërndani kripën mbi të. Lëreni atë të qëndrojë kështu për 8-12 orë ose gjatë gjithë natës. Pastaj lageni atë përsëri, dhe shtoni pak më shumë kripë.

Fërkoni pak pëlhurën. Pas kësaj, vendosni rrobat brenda makinës larëse dhe zgjidhni ciklin e nevojshëm të larjes.

Uthulla

Lageni njollën me uthull dhe leni rrobën e njollosur të qëndrojë kështu brenda natës.

Në mëngjes, lani rrobat si zakonisht. Kjo metodë mund të  jetë efektive për rrobat me ngjyra, ato të leshta si dhe pëlhurat e tjera natyrore.

Sidoqoftë, është më mirë të shmangni aplikimin e uthullës në rroba të bardha, pasi mund të bëhet me ngjyrë të verdhë.

Lëngu i limonit

Me ndihmën e lëngut të limonit, ju mund të hiqni njollat e freskëta nga deodorantët.

Shtrydhni disa pika të lëngut të limonit mbi njollën. Lëreni atë të qëndrojë kështu për 5-10 minuta, dhe pastaj lani me dorë rrobën me ujë të ngrohtë.

Vodka

Vodka është me të vërtetë e mirë në heqjen e njollave të bardha nga rrobat e errëta.

Për të hequr njollën, vendosni pak vodka mbi të dhe pritni disa minuta. Efekti do të shihet pothuajse menjëherë.

Ndonjëherë ia vlen të lëni vodkën të qëndrojë në pëlhurë për një periudhë më të gjatë kohore, por jo më shumë se një orë.

Më pas lajeni rrobën e caktuar.

Bonus: Çorapet ose getat e vjetra

A keni veshur ndonjëherë një rrobë të re dhe e keni prishur atë në të njëjtën kohë me njolla të bardha?

Lajm i mirë është se ju mund të hiqni këto njolla të deodorantëve shpejt. E gjitha që ju duhet  janë një palë çorape sintetike ose çorape e vjetër. Kushti kryesor: duhet të jenë të pastra.

Bëjeni si një top të vogël, dhe fërkojeni njollën me të. Mrekullia do të ndodhë. Njolla do të zhduket sikur të mos ekzistonte kurrë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button