Lukashenka: Ushtarët do të kthehen në Rusi pas manovrave Zapad 2017

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka përcjellur manovat e përbashkëta me Rusinë dhe ka thënë se të githa trupat ruse do të kthehen në Rusi pas stërvitjeve, Zapad 2017, transmeton REL. 

Lukashenka, ka shtuar se manovrat nuk paraqesin asnjë rrezik për shtetin e tij dhe se trupat ruse nuk do të qëndrojnë në Bjellorusi, duke u’a bërë me dije Perëndimit dhe Bjellorusisë se nuk bëhet fjalë për okupim rus në vend.

“Ne nuk po planifikojmë të sulmojmë as Gjermaninë, Poloninë, Detin Baltik apo Ukrainën, por nëse ndokush na sulmon neve, ne do u përgjigjemi” ka thënë Lukashenka.

Pa dhënë shumë detaje, ai tha se të gjitha qëllimet e ushtrimeve ishin arritur.

Lukashenka ka përcjellur manovrat e mbajtura me 20 shtator afër qytetit të Barysau-t në Bjellorusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button