Shtatë viktima nga uragani Maria në ishullin e Dominikës

Kryeministri i Dominikës, Ruzvelt Skerit, deklaroi sot se, pasi uragani Maria e goditi ishullin e vogël karibian, jetën e kanë humbur të paktën shtatë persona.

“Akoma është e vështirë që të përcaktohet se sa persona e kanë humbur jetën si pasojë e uraganit, por tani është konfirmuar për shtatë raste të vdekjes”, theksoi Hartlej Henri, këshilltari i kryeministrit dominikan.

“Uragani është duke lëvizur mbi Portoriko, ndërsa në San Hose është me fuqi prej 182 kilometra në orë. Qendra e uraganit ishte në afërsi të vendit Jabuko në pjesën juglindore të ishullit dhe me fuqi shkatërruese të ishullit të vogël të Karaibeve Republika Dominikane”, kumtoi Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së.

Në Portoriko, pothuajse 900.000 qytetarë mbetën pa energji elektrike për shkak të uraganit.

Guvernatori i Portorikos, Rikardo Roselo paraprakisht paralajmëroi se Maria mund ta godasë ishullin me fuqi shkatërruese çfarë nuk është parë deri më tani.

Autoritetet i paralajmëruan qytetarët të cilët kanë shtëpi prej druri ose me konstruksion të dobët të strehohen në strehimore më të sigurta.

“Duhet të evakuoheni patjetër, përndryshe do të pësoni. Nuk di se si t’ua them më qartë”, theksoi Hektor Pesker, komisar për siguri publike në ishull.

Uragani Maria është stuhia e dytë e fuqishme, e cila këtë muaj i goditi Karaibet, bregun jugor të ishullit Guadalupe, duke lëvizur drejt veriperëndimit në drejtim të Ishujve amerikane të Virgjra dhe Portorikos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button