Dikujt shqiptarët i ranë ndër mend pasi i ikën dhentë

Faton Aliti

Faton Aliti

Dëgjoj dhe lexoj se do të ketë qëndrim dhe marëdhënie ndryshe ndaj shqiptarëve. Kjo jodomosdoshmërisht do të thotë edhe qëndrim më i mirë.Sinqerisht shpresoj se mendohet për diçka pozitive,por dyshoj. Përkrah kësaj ka edhe një paqartësi. A do të jenë të kyçur edhe shqiptarët në këtë process që të shprehen vet se çka sipas tyre është më mirë,apo për këtë do të vendosë Komiteti Egzekutiv i Partisë?

 

Mendoj se ajo që duhet të ndryshojë është qëndrimi dhe qasja ndaj Shtetit si tërësi,e jo vetëm ndaj një grupi përkatës i cili me gjasë është identifikuar si fajtori kryesor i humbjes apo marjes së pushtetit.

Është paradoksale që dikush u kujtua për shqiptarët vetëm pasi e humbën pushtetin,dhe tani do ta ndryshojnë qëndrimin deri në kthimin eventual në pushtet,që më pas si duket do ta ridefinonin përsëri.

Njëkohësisht po na ndodh një tjetër paradoks.

Shumica e politikanëve shqiptarë,nga të gjitha partitë politike,i bindin qytetarët që t’ua japin besimin për ti përfaqësuar në organet shtetërore të R.Maqedonisë,nëpërmes kampanjave që në fokus kanë provokime të ndryshme,mohime të panevojshme identitetesh,ridefinime të paarsyetuara dhe me caqe të paqarta, e të tjera,por njëkohësisht nuk kanë as respektin minimal të nevojshëm për flamurin shtetëror. Ndërsa ky flamur është dekor i pashmangshëm i Institucioneve të cilat pretendojnë ti udhëheqin.Megjithate askush nuk mendon se ai flamur duhet të gjendet në selitë e partive dhe nëpër mitingjet me qytetarët. Të paktën për arsye respekti,jo dashurie.Shikuar prej pozicioni neutral,dukemi qesharak,thënë butësisht. Posaçërisht për faktin se ai Diell në atë  flamur as privilegjon e as ofendon dikë.

Në të dy rastet jam i bindur se kemi të bëjmë me një hipokrizi të nxitur nga dëshira e pakontrolluar për pushtet. Është kohë e fundit që secila palë ti pranojë gabimet,publikisht.

Vetëm autsajderët politiknuk e kanë të qartë kursin gjeopolitik të Ballkanit. Posaçërisht pas Triestës dhe Podgoricës.Dhe pikërisht për këtë jam i bindur në josinqeritetin e promotorëve të teorive të ndryshme separatiste nga të gjitha palët.

Sa u përket Shqiptarëve,nuk duhet të përmendet asgjë tjetër përveç faktit se,Sali Berisha dhe Edi Rama,i pari nga Tetova,tjetri nga Shkupi,që të dy nga pozicioni i Kryeministrit të R.Shqipërisë,njëri djathtas e tjetri majtas i orientuar,në fjalimet e tyre me një distancë kohore disavjeçare deklaruan se “bashkimi i Shqiptarëve do të ndodhë në Bashkimin Europian”. Ndërsa BE nënkupton bashkimin e popujve,jo të shteteve.

Ky mesazh vjen nga Tirana zyrtare,nga dy blloqet kryesore politike,të kumtuara në Maqedoni. Mendoj se është e qartë se ky që drim iu është dedikuar fillimisht shqiptarëve në Maqedoni,e më pas Shkupit zyrtar dhe bashkësisë ndërkombëtare.Kam bindjen se kjo nuk ishte e rastësishme.

Prandaj mendoj që të gjithë ne,e në veçanti faktori politik,mediumet dhe të gjithë ata që kanë ndikim në mendimin publik,ta ndryshojnë qasjen dhe qëndrimin ndaj Shtetit fillimisht. Jam i bindur se vetëm atëherë mund të ndryshojnë në të mirë marëdhëniet në mes të  të ndryshmëve,dhe atëherë me të drejtë të presim që edhe Shteti ta ndryshojë marëdhënien ndaj neve qytetarëve.Në një mënyrë të krijojmë kushtebqë të vetdefinohet.

Vetëm atëherë do të mundemi në mënyrë më të esullt,dhe pa emocionet e “të rezikuarit” apo “të mashtruarit” ,të vlerësojmë kush është qytetar më lojal. Ai i cili i keqpërdor dhe përvetëson paratë e përbashkëta dhe pastaj ia “ther” për Brazil për shembull,apo ai i cili sjell para nga gurbeti për të ndërtuar një shtëpi apo për të hapur një biznes në vendlindje?

Ai i cili për të gjitha dështimet e veta e ka paracaktuar një fajtor kujdestar në mes të të ndryshmëve,apo ai i cili me dekada të tëra kërkon paqë,bashkëjetesë dhe barazi me të ndryshmit në shtëpinë e vet.

Asnjë qytetar nuk duhet të paracaktohet si më lojal ndaj shtetit vetëm përshkak të përkatësisë etnike apo fetare. Nuk mundet,dhe nuk duhet që lojalitetin ta paragjykojmë vetëm në bazë të këtyre përkatësive,sepse gjërat e vendosura në këtë mënyrë janë fajtori kryesor për bindjen e gabuar se qytetarë të një bashkësie etnike përkatëse duhet të jenë më të barabartë në mes “të barabartëve” dhe se duhet të jenë pronarë të vetëm të Shtetit.

Ky pohim i mbrapshtë,të tjerët i bën të ndjehen se po përjetohen si fatkeqësi elementare,që nuk janë.Dhe kjo frustron. Ndërsa frustrimet mund të prodhojnë vetëm veprime të frustruara.

Nëse edhe pas qasjes dhe qëndrimit të tillë ndaj Shtetit,nga ana e Shqiptarëve dhe jomaqedonëve të tjerë,ai (shteti) nuk do të ketë kapacitet të jetë servitut i njejtë për të gjithë qytetarët,ku do të ketë përkujdesje të njejtë për ruajtjen,kultivimin dhe zhvillimin e veçorive etnike të të gjitha kombeve,si gjuha,kultura,sibmolet e të tjera,atëherë do të kemi çdo të drejtë që ta rishqyrtojmë qëndrimin tonë ndaj këtij Shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP