Makraduli: Po merren masa për mbrojtjen e ajrit ambiental

 Grup të zgjeruar punues interdikasterial përveç me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore edhe nga shoqatat qytetare, bashkëpunim më i madh me vetëqeverisjet lokale, përpunim paralel të planit të ri nacional për mbrojtje të ajrit dhe ndryshime ligjore për zbatimin e masave të cilat do të iniciohen janë një pjesë e hapave të para të Qeverisë për përballjen me problemin e ndotjes së ajrit.

“Komisioni ka për qëllim të ndihmojë që të ndryshojnë praktikat në sfera të ndryshme, por edhe të ndryshojnë shprehitë te të gjithë ne. Sferat të cilat janë të parapara për veprim, për rekomandime dhe masa janë vatrat vendore, transporti, kapacitetet industriale, ndërtimtaria, trajtimi i mbeturinave, ngritja e vetëdijes publike dhe edukimi”, tha në konferencën e sotme për shtyp zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli.

Paralajmëroi edhe zbatim të zgjidhjeve bashkëkohore teknologjike dhe inovative dhe ndërmarrjen e aksioneve, të cilat siç tha, do të jenë themelore në bazë të parametrave dhe të dhënave reale.

“Pasi e gjithë kjo duhet të jetë në një kornizë, paralelisht do të punohet edhe në përgatitjen e planit të ri kombëtar për mbrojtje të ajrit ambiental, ndërsa në mënyrë shtesë do të ketë iniciativa për ndryshim të rregullativës ligjore që të mundësohet zbatimi i masave të definuara”, tha Makraduli.

Ato masa, tha, kanë të bëjnë me rritjen e numrit të shfrytëzuesve të ngrohjes qendrore edhe atë të gazit natyror, të uljes së emisioneve nga ngrohja e amvisërive dhe kapacitetet administrative të cilat kanë të bëjnë me kontrollin e oxhaqeve, matjen e cilësisë së derivateve të ngurta, uljen e emisioneve në komunikacion me vendosjen e regjimit për komunikacion, kategorizimin e automjeteve…

“Nëse nuk merren masa ekziston mundësi reale për përkeqësim të cilësisë së ajrit, i përbashkët është interesi dhe po fillojmë proces të përbashkët për përballjen me këtë problem”, theksoi zëvendësministri Makraduli.

Do të shqyrtohen edhe iniciativat për dhënien e subvencioneve për zëvendësimin e furrave të vjetra dhe blerjen e të rejave me efikasitet të madh, blerjen e automjeteve me zero emetim të gazrave dhe iniciativa për mbështetje financiare për zgjerimin e transportit publik me autobusë elektrik.

Thotë se rol të rëndësishëm do të ketë edhe monitorimi i ajrit dhe zgjerimi i tij me automjet mobil i cili duhet t’i mbulojë rajonet të cilat nuk janë të mbuluara me stacionet statike, ndërsa paralajmëroi edhe rritje dhe mbikëqyrje të shërbimeve inspektuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button