Zaev në KB: Qeveritë që dëshirojnë t’ju shërbejnë qytetarëve janë të hapura

 Qeveritë që dëshirojnë t’ju shërbejnë qytetarëve të tyre janë të hapura. Ato nuk fshihen. Ato zbulojnë, mendojnë dhe krijojnë me qytetarët. Duhet t’i shfrytëzojnë mekanizmat ekzistuese dhe të krijojmë të reja për t’i bërë demokracitë tona stabile, theksoi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin në panel sesionin “Partneritet i hapur qeveritar – Kthimi i besimit në qeveri”, që u mbajt në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Krijimi i besimit midis qeverive, qytetarëve dhe organizatave të llojeve të ndryshme, tha Zaev, është me rëndësi kyçe për krijimin e demokracive transparente dhe energjike.

“Të krijojmë qeveri që iu shërbejnë qytetarëve dhe bashkëpunojnë me ta, kështu angazhohet të punojë edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, porositi kryeministri Zaev, transmeton MIA.

Zaev përmendi se Maqedonia kohë më parë ka përjetuar krizë të ashpër politike, pjesa e rëndësishme e të cilës ishte, siç tha, shkelja e privatësisë së qytetarëve që solli deri në minim serioz të besimit të qytetarëve.

“Porosia ime sot është t’i japim jetë transparencës dhe pjesëmarrjes së qytetarëve, për ta ndërtuar besimin në Qeveri dhe demokraci. Kur të gjithë kanë shanse të barabarta lirshëm t’i tregojnë shqetësimet e tyre edhe kur ato kuptohen seriozisht, atëherë ne jemi në konektim të përbashkët dhe të qëndrueshëm me qytetarët tanë për ndërtim të sërish dhe rishikim të demokracisë së bashku”, potencoi Zaev.

Sipas tij, përvojat nga Maqedonia treguan se kriza mund të tejkalohet vetëm përmes bashkëpunimit të përbashkët me të gjithë qytetarët, organizatat dhe subjektet politike, me vullnet të fuqishëm politik të ndahen institucionet nga ndikimet partiake që të krijohen institucione të pavarura që punojnë vetëm për interesat e qytetarëve.

“Si Qeveri e re e sapozgjedhur, një nga prioritetet më të larta është që të tregojmë gatishmëri për të dëgjuar. Duam t’i dëgjojmë qytetarët tanë. Punojmë në drejtim të krijimit të mekanizmave për konsultim të vazhdueshëm me Qeverinë, ministritë dhe agjencitë tona. Duam ta ndryshojmë kulturën e komunikimit në Maqedoni”, tha kryeministri Zaev.

Republika e Maqedonisë në vitin 2011, përkujtoi se u bë anëtarja e 35-të e Partneritetit për qeveri të hapur. Deri më tani ka bërë tre plane aksionale. Gjithsej 219 institucione, 224 organizata joqeveritare, 30 pjesëmarrës në sektorin privat, nëntë universitete dhe shtatë përfaqësi diplomatike kanë kontribut të tyre në krijimin e planit vijues aksional për vitin 2016-2018.

“Mbulojmë tetë tema, 35 obligime dhe planifikojmë të arrijmë 100 qëllime. Vëmendje të veçantë i kushtojmë transparencës së Buxhetit dhe përgjegjësisë së institucioneve qeveritare, informacioneve të standardizuara për furnizimet publike dhe raportet narrative për programet shëndetësore”, nënvizoi Zaev.

Grupi punues i cili bën mbikëqyrje ndaj zbatimit të partneritetit të tanishëm për qeveri të hapur 2016-2018, parasheh, informoi kryeministri, mekanizma të reja dhe përfshirje të numrit më të madh të palëve të involvuara dhe mbetet e fokusuar në transparencën e Buxhetit, konsultimet publike dhe qasjen teknologjike për numër më të madh të qytetarëve.

Заев обраќање ОН

“Gjithashtu konsiderojmë se është e rëndësishme që qëllimet e Partneritetit për qeveri të hapura të kompletohen me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, që kanë të bëjnë me varfërinë, barazinë gjinore, ujin e pastër dhe kanalizimet, partneritetin e plotë, aktivitetet klimatike, paqen, drejtësinë dhe institucionet e fuqishme”, kumtoi Zaev.

Qeveria, plotësoi, solli vendim se informacionet publike do të sigurohen në mënyrë digjitale falas, “Kjo është në pajtim me planin tonë për reforma demokratike, Planin 3-6-9  dhe agjendën jonë për BE. Qytetarët të mund të inkuadrohen deri te aplikacionet e ndryshme, platformat për e-demokraci dhe platformat për të dhëna të hapura”, theksoi Zaev.

Sipas tij, tubimi në këtë temë në nivel botëror tregon sa shtetet dhe udhëheqësitë janë të vetëdijshme për rëndësinë e transparencës së Qeverisë, siç synon të punojë edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

“Plani i tretë aksional kombëtar në Partneritet për qeveri të hapura do të promovojë transparencë më të hapur dhe mundësi për bashkëpunim më të afërt me të gjitha palët e involvuara. Kemi ende rrugë për të bërë, ndërsa kjo iniciativë na mban të fokusuar”, përmendi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin në panelin, Partneritet i hapur qeveritar që u mbajt në KB në Nju-Jorl.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button