Nënshkrim i marrëveshjes së parë për ndalesë të armës bërthamore

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh sot e hapi ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së parë për ndalesë të armës bërthamore. Njëkohësisht, Këshilli i Sigurimit do ta mbajë seancën e parë në nivel të lartë për planet afatgjate të operacioneve të tyre paqësore.

Këtë javë, në selinë e Organizatës botërore mbahet debati i Asamblesë së 72-të të Përgjithshme, në të cilën marrin pjesë më shumë se 100 liderë botërorë.

Marrëveshjen për ndalesën e armës bërthamore në korrik e miratuan më shumë se 120 vende edhe krahas kundërshtimit të fuqishëm të shteteve të cilat kanë armë bërthamore dhe të cilat i bojkotuan negociatat. Pritet që marrëveshjen ta nënshkruajnë 51 shtete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button