Sektori civil kërkon masa për zvogëlimin e ndotjes, nesër do të marshojë nga Qeveria deri në Karposh 4

Koalicioni për ajër të pastër O2, së bashku me Ambasadën e parë për fëmijë Megjashi dhe organizata të tjera joqeveritare i dorëzuan Qeverisë, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, masa për zvogëlimin e ndotjes në vend. Masat do t’ua dorëzojnë edhe kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që ata t’i përfshijnë në programet e tyre. Me qëllim që të ngrihet vetëdija publike dhe që të reagohet para sezonit dimëror kur priten nivele më të mëdha të ndotjes së ajrit, nesër organizojnë marsh paqësor për ajër të pastër.

ели змијанац

“Kemi pasur shumë takime me nisma të ndryshme të qytetarëve dhe të gjithë së bashku ia dolëm që të integrohemi dhe të bëjmë sistem prej masave të cilin e dorëzuam në MMJPH, në Qeveri, ndërsa do t’ua dorëzojmë edhe të gjithë kandidatëve për kryetarë komunash pa dallim se prej cilës parti vijnë pasi që kjo periudhë është jashtëzakonisht e rëndësishme për t’i përfshirë këto masa në programet e tyre, nëse këtë nuk e kanë bërë edhe në kuadër të mandateve potenciale më pas t’i realizojnë”, deklaroi sot para Qeverisë, Eli Pesheva nga O2, duke e paralajmëruar marshin e nesërm.

Theksoi se ndotja vjen nga kombinimi i më shumë faktorëve, si kapacitetet industriale të cilat punojnë pa filtra përkatëse, mosrespektimi i standardeve të përcaktuara, zvogëlimi i gjelbërimit urban, urbanizimi i fuqishëm, ballafaqimi i keq me mbeturinat, si dhe teknikat e vjetruara për transport, ngrohje etj, ndërsa atë që e ndërmarrin presion ndaj institucioneve për mbrojtje nga ndotja, si dhe presion për harmonizimin e aktiviteteve të tyre.

Sipas Peshevës, Maqedonia ka sistem me ligje, por ajo që është problematike është respektimi i tyre ose zbatimi seleksionues.

Ajo theksoi se para zgjedhjeve lokale presin që autoritetet e reja lokale në mënyrë më serioze ta kuptojnë këtë problem dhe të gjithë së bashku me pushtetin qendror të ndërmarrin masa urgjente, por edhe sistem masash afatshkurtra dhe afatgjata me qëllim që të zvogëlohet ndotja dhe të mbrohet jeta e qytetarëve.

Potencoi se është e turpshme për shtetin që në listën e 10 qyteteve më të ndotura në botë nga Maqedonia të jenë tre, ndërsa njëherësh është pikëlluese që në shekullin 21 ballafaqohemi me nivele të tilla të mëdha të ndotjes, me numra të mëdha të personave dhe fëmijëve të sëmurë, por edhe të rasteve të vdekjes si pasojë e drejtpërdrejt e ndotjes.

Marshi fillon në orën 17 para Qeverisë së RM-së dhe do të vazhdojë përmes bulevardit “Ilindenska” deri në bulevardin “8 Shtatori” ku do të bashkohen me organizatat e tjera partnere, të cilat do të kenë protestë të qetë para Komunës së Karposhit me qëllim që të pengohet urbanizimi i skelës së Vardarit dhe të ruhet pjesa e gjelbër pranë lumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button