MEPSO përkohësisht e ka suspenduar “ENG Servis Trejd” nga tregu i energjisë elektrike

MEPSO përkohësisht e ka suspenduar kompaninë “ENG Servis Trejd” dhe ajo prej sot deri më 1 nëntor e humb të drejtën të punojë si furnizues i tregut për energji elektrike, kumtoi MEPSO.

Në kumtesë sqarojnë se konform Rregullave për treg të energjisë elektrike (RrTEE) si organizatore e tregut të energjisë elektrike shqipton suspendim në kushte kur kompania nuk i plotëson detyrimet e saj, të cilat në këtë rast janë krijuar për shkak të energjisë elektrike të marrë, por të papaguar.

Suspendimi do të vazhdohet deri në fund të nëntorit nëse në këtë periudhë furnizuesi nuk i shlyen borxhet. Po qe se edhe deri në fund të nëntorit nuk shlyhen borxhet, MEPSO në pajtim me RrTEE do ta ndërpresë kontratën me kompaninë furnizuese “ENG Servis Trejd”.

Borxhi i furnizuesit “ENG Servis Trejd” ndaj MEPSO-s është bërë në masë më të madh në tremujorin e parë të këtij viti, por për shkaqe të panjohura deri më tani, menaxhmenti paraprak nuk i ka aktivizuar instrumentet për pagesë të borxhit për çka MEPSO i ka njoftuar instancat kompetente shtetërore .

Vendimi për suspendim të “ENG Servis Trejd” është publikuar në internet faqen korporative të MEPSO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button