Tetovë, vidhen 25.000 euro në një automjet

Autorë të panjohur nga automjeti “Folksvagen turan” me targa zvicerane i parkuar në Tetovë vodhën mbi 1,6 milionë denarë.

Autorët e thyen xhamin e derës së djathtë të përparme dhe pas kërkimit të plotë nga brendësia e automjetit, pronësi e B.K. (41) nga Poroji, morën një çantë ngjyrë kafe në të cilën ka pasur 25 mijë euro, portofol me 1.700 franka zvicerane, telefon mobil, dy kartela bankare, letërnjoftim francez, patentë shofer, Vizë-C dhe çelësi nga një dhomë hoteli.

Me gjërat e marra, siç informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, autorët të pavërejtur nga askush, u larguan nga vendi në mënyrë joligjore duke përfituar dobi të përgjithshme pronësore e cila vlerësohet në 1,6 milionë denarë, ndërkaq dëmi i shkaktuar material paraqet 10 mijë denarë.

Është kryer ekspertizë e plotë, po ndriçohet paraqitja dhe po punohet në zbulimin e kryesve.

Automjeti ishte parkuar në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë. Vjedhja është kryer dje në periudhën prej 19:30 deri në orën 24.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button