Me ligjin e amnistisë nuk do të shpëtojnë të arratisurit e PSP-së

Propozim-ligji për amnisti i Qeverisë së Maqedonisë i cili do të vendoset në shqyrtim publik në Rregulloren e Vetme Elektronike Nacionale të Regjistrimeve nuk do t’i shpëtojë të arratisurit e Prokurorisë Specialen Publike (PSP) bënë të ditur nga Qeveria e Maqedonisë në brifingun e mëngjesit për gazetarë, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre dhe këtij propozim-ligji, në të nuk do të përfshihen edhe personat për të cilët ndiqen nga institucionet e drejtësisë, si ish-drejtori i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Goran Grujovski dhe bashkëpunëtor i tij nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, Nikolla Boshkovski.

Me këtë propozim-ligj parashihet të përfitojnë të gjithë individët të cilët kanë vuajtur dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muajve, kurse personat të cilët janë të dënuar me burg prej 5 vjetësh, dënimi do t’ju zvogëlohet për 30 përqind.

Me këtë ligj nuk parashihet amnistim i personave me burgim të përjetshëm, kryerësit e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, të burgosurit për vepra penale kundër shtetit dhe individëve të burgosur për krim të organizuar.

Qëllimi i këtij propozim-ligji është që të arrihet resocializim i të dënuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button