ME SHKAS

Miq të dashur. Nëse ju pyet dikush se çka përfaqëson një kryetar komune? Përgjigja duhet të jetë se ;- sipas ligjit kryetarët e komunave përfaqësojnë komunat jo qytetarët e komunës. Dhe pas kësaj mund t’ju thonë; po pse zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët? Atëherë përgjigja duhet të jetë ;- Ajo që kryetarët e komunave zgjidhen me votim të drejtpërdrejtë, atij i mundëson kredibilitet dhe autoritet për të qenë një moderatorë dhe amortizues i shkëlqyer në mes Këshillit të komunës, qytetarëve dhe administratës komunale.

Ndërkaq organ më i lartë në Vetëqeverisjet lokale është Këshilli i Komunës si organ kolektiv kurse Kryetari është organ inokos.

Pra sipas parlamentarizmit në pushtetet lokale qytetarët i përfaqëson Këshilli i Komunës, çdo subjekt politik me aq mandate sa ka të fituara, kuptohet, edhe duke formuar mazhoranca atëherë kurë ajo është e nevojshme.

Pra ju lutem, shumë me rëndësi është se çfarë kapaciteti reprezentues në Këshillat e Komunave ka një Vetëqeverisje Lokale. Organ kolektiv që çdo herë kur gjërat janë të justifikuara dhe transparente duhet të mbështesin kryetarët e komunave, dhe çdo herë kurë kryetarët shpërdorin kompetencat për hajni të ndryshme, ata mund ti ndalojnë dhe ti denoncojnë me fakte në organet kompetente. Këshilltarët që nuk e kryen këtë mision qytetarie dhe demokracie, atëherë ata do të mbeten vetëm si krushq që nuk kanë dijeni se ku kanë shkuar për të marrë nusen!

Sa për komparacion edhe presidenti i vendit zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë por përfaqëson shtetin me kompetencat që ka sipas kushtetutës, ndërsa Parlamenti është organ më i lartë në të cilën përfaqësohen qytetarët. E pse presidenti zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë? Sepse është model i tillë i paraparë zgjedhorë por me qëllim për ti dhënë kredibilitet dhe autoritet të fuqishëm për të moderuar në mes parlamentit, qytetarëve dhe qeverisë gjatë krizave dhe ngërçeve të ndryshme politike dhe procedurale.

Pra mos kërkoni idealin sepse s’do ta gjeni dot, sepse askush nuk është ideal edhe nga NE, por zgjidhni sipas bindjes tuaj, këto janë rregulla të lojës në botën demokratike.

Jeni para sfidës të ndalin zullumin apo t’i mundësoni që zullumi të trashet ende! Poqë se vendosni për të dytën, Ju qytetarë të dashur do të dobësoheni edhe më shumë, ndërsa gjithsesi zullumqarët do fiken herëdokurdo për jetë të jetëve!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button