Alcajmeri, inteligjenca artificiale vjen në ndihmë

Alcajmeri mund të diagnostikohet 10 vite përpara se të dalë në pah, përmes inteligjencës artificiale. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Barit, që ka zhvilluar një teknikë bazuar mbi analizat e rezonancës së trurit, përcjell Top Channel.

Studiuesit, të udhëhequr nga Nicola Amoroso dhe Marianna La Rocca, i kanë “mësuar” fillimisht algoritmit të bëjë dallimin mes një truri të shëndetshëm dhe një tjetër të sëmurë, duke përdorur imazhet e 67 rezonancave, 38 prej të cilave të personave të prekur nga Alcajmeri.

Algoritmi është vënë më pas në provë përpara një serie tjetër prej 148 rezonancash, nga të cilat 52 të personave të shëndetshëm, 48 me Alcajmer dhe 48 me një paaftësi të butë njohëse, që gjithsesi është zhvilluar deri në Alcajmer pas rreth 9 vitesh.

“Inteligjenca artificiale – shkruajnë autorët e studimit, – ka arritur të dallojë një tru të shëndetshëm nga një i tillë me Alcajmer me një saktësi prej rreth 86%, madje ka qenë në gjendje të japë edhe diferencat mes trurit të shëndetshëm dhe atij me çrregullime të lehta, me një saktësi prej 84%”.

Alcajmeri është një sëmundje që shkatërron nervat dhe çon deri në çmenduri, humbje të kujtesës apo funksioneve të njohjes. “Sot analizat e lëngut cerebrospinal dhe teknikat e mjekësisë bërthamore mund të parashikojnë me saktësi se kush rrezikon të preket nga Alcajmeri brenda një dekade, por bëhet fjalë për metoda tepër invazive, të kushtueshme dhe të disponueshme vetëm për qendrat tejet të specializuara”, thotë La Rocca për “The New Scientist”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP