“Maria” i drejtohet Porto Rikos

“Maria”, uragani i dytë i fuqisë maksimale që krijohet këtë sezon në Atlantik, është përplasur mbi ishujt Virxhin e po i drejtohet Porto Rikos, përcjell Top Channel.

Stuhia e kategorisë së pestë është lëshuar me të gjithë furinë e saj në ishujt St. Croix, një ditë pasi la pas një vazhdë shkatërrimesh në Dominika. Uragani i dhunshëm po lëviz pothuajse në të njëjtën rrugë me Irmën, edhe ajo e kategorisë së pestë dhe me një formë shkatërrimtare.

Guvernatori i Porto Rikos i ka kërkuar 3.5 milionë banorëve të territorit amerikan të gjejnë strehim tani që stuhia po afrohet. Zyrtarët atje druhen se mbetjet e lëna më herët nga Irma mund të kthehen tani në një element tejet të rrezikshëm nga erërat e forta të “Marias”. Ka gjithashtu shqetësime se reshjet e dendura të shiut mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu, ndërsa në zonat e ulëta stuhia parashikohet të ngrejë dallgë deri në 3 metra të larta.

Porto Riko ka qenë një parajsë e mbrojtur për njerëzit që i janë larguar këto javët e fundit ishujve të tjerë të shkatërruar të Karaibeve, por tani, edhe ai vetë është në rrugën e një tjetër stuhie shkatërrimtare. Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës për Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër, si dhe ka autorizuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjensinë Federale të Emergjencave për të koordinuar të gjitha përpjekjet e shpëtimit.

Një tjetër stuhi, stuhia tropikale “Lee”, po pason nga lindja urganin “Maria”, por nuk parashikohet nga metereologët që t’i afrohet Karaibeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button