UNICEF: Maqedonia është vendi i vetëm nga ish-Jugosllavia ku ka rritje të vdekshmërisë së fëmijëve

“Partitë Politike dhe votuesit në debatet demokratike para zgjedhjeve të 15 tetorit vend të posaçëm t’i japin gjendjes në të cilën ndodhen fëmijët”, kështu porositi përfaqësuesi i UNICEF-it në vend Benxhamin Perks, njofton Portalb.mk.

Në thirrjen e hapur të Perksit për partitë politike thuhet se prioritetet të cilat partitë dhe votuesit do t’i vendosin para zgjedhjeve do ta përcaktojnë botën në të cilën jetojnë fëmijët.

“Pothuajse një e treta e fëmijëve tanë jetojnë në varfëri që e shkatërron shëndetin dhe zhvillimin e tyre. Edhe përkundër avancimit shumëvjeçar në uljen e vdekshmërisë te fëmijët, të dhënat e fundit tregojnë se Maqedonia është vendi i vetëm nga ish-Jugosllavia ku ka rritje të shkallës së vdekshmërisë te fëmijët”, tha Perks.

Sipas specialistëve të arsimimit, arsimi parashkollor te fëmijët e moshës prej 3 deri 6 vite është periudha më e rëndësishme për zhvillim të trurit.

“Kur do t’i shohim arritjet në lëndët e matematikës, shkencave dhe gjuhëve te fëmijët 15 vjeçarë të shkollave fillore, vërehet se ato që kanë pasur përfitime nga arsimimi nga mosha e hershme janë një ose dy vite më të avancuar nga moshatarët e tyre. Te ne shkalla e frekuentimit të arsimimit parashkollor është rritur prej 26 deri 39 për qind, por kjo shkallë dhe investimet në të janë më të ulëta në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe mbeten shumë larg shkallës së Bashkimit Evropian, që përfshin rreth 93 për qind”, tha Perks.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button