Sot luhet derbi i vogël i Shkupit

Liga e Parë e Maqedonisë sot do të jete aktive, duke luajtur ndeshjet e javës së 6-të. Ndeshje më interesante pritet të luhet në stadiumin e Çairit në Shkup, ku luhet derbi i vogël i qytetit, pasi përballë njëra tjetrës janë ekipet e Shkupit dhe “Skopjes”. Në këtë duel, favorit janë nikoqirët të cilët vijnë pas dy fitoreve të një pas njëshme, ndërsa edhe mysafiret kanë marrë barazim të madh ndaj kampionit aktual Vardarit.

Skuadra e Shkëndijës këtë javë është nikoqire e Sileksit. “Kuqezinjtë” janë favorit absolut dhe nuk duhet të ketë dyshim në fitoren e radhës, që tetovarët të mbajnë kreun e tabelës. Renova do të ketë detyrë mjaft të vështirë, pasi sot luan ndaj Vardarit të Shkupit, ndërsa problem për “gips punuesit” paraqet edhe mungesa e madhe e futbollistëve të lënduar.

Dy takimet tjera janë Akademija Pandev – Pelisteri dhe Pobeda – Rabotniçki. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:30. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button