U ndërpre diskutimi për ligjin e gjuhëve në seancë të Kuvendit

Për shkak të mungesës së kuorumit sot është ndërprerë seanca e 16-të në të cilën me procedurë urgjente duhet të sillen ndryshimet ligjore me të cilat me aneks të marrëveshjes duhet të vazhdojë ndërtimi i autostradës Milladinoc – Shtip deri më 30 shtator të vitit të ardhshëm. Pas ndërprerjes së kësaj seance Kuvendi ka shkuar në pauzë për t’u rikthyer në seancën e 15-të të Kuvendit ku në rend dite është diskutimi për ligjin e gjuhëve.

Për momentin Kuvendi punon sipas rendit të ditës të seancës së 15-të, gjegjësisht sipas propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Përndryshe, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në seancën paraprake iu bëri thirrje koordinuesve të grupit të deputetëve të sigurojnë kuorum dhe theksoi se që dje deputetët janë njoftuar se për sot është caktuar seancë urgjente e Kuvendit.

“I lus deputetët nga opozita të cilët e di që janë këtu, të hyjnë në sallë me çka do të tregojnë përgjegjësi ndaj vijimeve ekonomike të shtetit, e jo ndaj pushtetit dhe pozitës”, tha Xhaferi, duke shtuar se do të punojnë sipas rendit të ditës nga seanca e 15-të, ndërsa seanca e 16-të do të vazhdojë pasi të sigurohen kushtet e nevojshme.

Në fillim të seancës, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski theksoi se ligji duhet të sillet me procedurë urgjente që të shmangen dëmet ndaj ekonomisë.

“Puna është serioze dhe prandaj apeloj që ky propozim-ligj të kalojë sa më shpejtë që është e mundur me qëllim që menjëherë të nënshkruhet aneksi dhe të mos shkaktohen dëme serioze materiale ndaj ekonomisë dhe dëme të mëdha ndaj firmave në Maqedoni”, tha ministri Sugareski.

Ai sqaroi se në pajtim me afatin e ri ekspozuesi i punëve do të ketë për obligim t’i vazhdojë kufijtë bankare lidhur me këtë afat dhe se heq dorë nga të gjitha kompensimet dhe kërkesat tjera të cilat eventualisht do të dalin nga aneksi i marrëveshjes.

Deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja kërkoi nëse sillet ky ligj, të sillet edhe ligj për heqjen e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) sepse kjo prokurori ka ngritur aktakuzë kundër disa personave për shkak të mosrespektimit të Ligjit për furnizime publike lidhur me ndërtimin e kësaj autostrade.

Në fillim të seancës, Kuvendi i konstatoi dorëheqjet e deputetit Bilall Kasami dhe të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës Visar Ganiu.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button