Problemet kryesore me të cilat do të ballafaqohen kandidatët për kryetar të Tetovës

Kandidatët për kryetarë të komunës së Tetovës, pas marrjes së mandatit do të ballafaqohen me probleme të shumta të kësaj komune, të cilat ndër vite vetëm sa janë thelluar edhe më shumë. Gjë primare për të jetuar është edhe ajri i pastër, gjë që tani një kohë të gjatë mungon në këtë komunë. Fillimisht ishte fabrika e  ’Jugohromit’ që ndote ajrin në përmasa të mëdha, kurse tani janë deponitë e egra që nuk e lënë Tetovën të merr frymë. OJQ të ndryshme së bashku me qytetarët protestuan shpesh herë për dislokimin e deponisë, mirëpo gjendja alarmante vazhdon të jetë aktuale në këtë komunë.

LEXO: Ndizet deponia e Tetovës, banorët rrezikojnë të mbeten pa energji (FOTO/VIDEO)

LEXO: Jo vetëm që nuk pastrohet por edhe digjen mbeturinat te deponia e egër në Tetovë (FOTO)

LEXO: Mandati i Arifit përfundoi – ‘deponia e egër’ e Tetovës vazhdon të helmojë

Kërkesa e kamotshme e pa realizuar e banorëve të Tetovës është edhe transporti publik. Edhe pse shumë herë u premtua, një premtim i tillë nuk u realizua. Mbetet të shohim se a do të bëjë ndryshime në këtë aspekt kryetari i ri i kësaj komune. A do të realizohet apo vetëm do premtohet sërish transporti publik.

LEXO: Tetovarët akoma presin transportin publik!

LEXO: Tetova në kaos me transportin urban

LEXO: Tetova ende pa transport publik!

Problemi tjetër i cili po shkakton kaos në rrugët e kësaj komunë, është mungesa e parkingjeve. Rrugët e bllokuara dhe trafiku i dendur në këtë qytet janë si rezultat i mungesës së vendit për parkim. Madje veturat kanë filluar të parkohen edhe në oborret e shkollave si dhe kanë zaptuar trotuaret, duke vështirësuar kështu edhe lëvizjen e lirë të këmbësoreve.

LEXO: Tetovë, mungesa e parkingjeve irriton qytetarët

LEXO: Në Tetovë, oborret e shkollave sërish shndërrohen në parkingje

LEXO: Parkimi zonal në Tetovë, problem që ende nuk ka zgjidhje

Mungesa e parqeve- Bekatonizimi i shumë pjesëve ka bërë që qytetit dukshëm t`i mungojnë hapësirat e gjelbërta sidomos parqet në pjesën qendrore. Tetova me sipërfaqe prej 1080 km2 ka vetëm dy parqe të rregulluara. Afër Xhamisë së Pashës me hapësirë diku 400 metra për ecje dhe Parku i Gruas që ka hapësirë prej 600 m për ecje. Nëse mund të quhet park hapësira mikroskopike para Pallatit të Kulturës me as 100 metra për ecje, atëherë le ta quajmë të tillë.

Ndërkaq disa nga projektet kryesore të premtuara nga ana e BDI-së ngelen ende të pa realizuara. Ndër to është edhe projekti për ndërtimin e Qendrës multi-funksionale të kulturës në Tetovë e cila do të përfshijë Bibliotekë dhe Teatër, projekt ky i cili mbetet i parealizuar. Për herë të fundit është premtuar në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 duke dhënë si afat të fundit për realizim vitin 2016, shkruan Vërtetëmatësi, njofton Portalb.mk.

LEXO: Edhe viti 2017 i gjen të pa ndërtuara Teatrin dhe Bibliotekën në Tetovë!

Duke pasur parasysh që të gjitha këto probleme që janë ende aktuale në Tetovë, u premtuan se do të zgjidhen nga mandati i kaluar i kryetares Arifi, pritet te shihet se me çfarë programi do të garon ajo këtë vit, a do të përfshihen sërish projekte të reja apo do të vazhdojnë të promovohen projekte te vjetra./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button