Zidane rinovon me Realin

Zinedine Zidane ka rinovuar kontratën me Realin e Madridit, transmeton Top Channel.

Lajmin e bëri të ditur vetë trajneri francez në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Betisit.

“Rinovimi është bërë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Unë e shikoj punën time ditë pas dite”, tha Zidane, i cili ka arritur marrëveshjen me klubin për 3 sezone të tjera, në të cilat do të fitojë gati 8 milionë euro në sezon.

Reali do e zyrtarizojë rinovimin e kontratës së Zidane pas disa ditësh. Francezi, në një vit e gjysmë në krye të skuadrës madrilene, ka fituar 7 tituj, mes të cilave 2 Champions League radhazi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button