Markon bën thirrje në formim të grupit të kontaktit për Sirinë

Presidenti francez, Emanuel Makron sot në fjalimin para Asamblesë së përgjithshme të KB-së bëri thirrje në formim të grupit të kontaktit për Sirinë, qëllimi i së cilit do të jetë gjetja e zgjidhjes për konfliktin sirian në rrugën politike.

“Procesi negociues që po zhvillohet në Kazakistan nga ana e Rusisë, Iranit dhe Turqisë është i dobishëm, por nuk mjafton. Franca dëshiron formim të grupit të kontaktit nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurisë të KB-së dhe pjesëmarrësit në konflikt”, theksoi Makron.

Ai theksoi se një nga prioritetet e Francës në cilësi të kryesuesit me Këshillin e Sigurisë të KB-së muajin e ardhshëm do të jetë dërgimi i ndihmës humanitare dhe mjekësore në gjithë territorin e Sirisë.

Makron paralajmëroi edhe se Franca së bashku me partnerët e saj do të inicojë hartim të udhërrëfyesve politikë për Sirinë.

Paraprakisht sot, në konferencë për shtyp në selinë e KB-së, Makron shprehu dëshpërim për shkak të vendimit të SHBA-së për tërheqje nga Marrëveshja e Parisit për klimën.

“Shpreh keqardhje për shkak të vendimit të SHBA-së për tërheqjen nga Marrëveshja, por dialogu me presidentin amerikan, Donald Tramp vazhdon, pasi që jam i bindur se në fund do ta kuptojë se është edhe në interesin e tij dhe se është edhe në interes të amerikanëve të jenë pjesë e Marrëveshjes së Parisit”, tha Makron në konferencën për shtyp.

Makron theksoi se Marrëveshja e Parisit për klimën paraqet kornizë të rëndësishme dhe bazë të domosdoshme për ballafaqim me ndryshimet klimaterike dhe paralajmëroi se më 12 dhjetor Franca do të jetë nikoqire e takimit të kreut me rastin e dyvjetorit të miratimit të marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button