Tramp: Disa pjesë të botës po shkojnë në djall

Presidenti amerikan, Donald Tramp në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara deklaroi se “Amerika vazhdimisht do të jetë në vend të parë” dhe ashpër i kritikoi regjimet e Koresë së Veriut dhe Iranit.

Ai shtoi se nuk dëshiron konflikte dhe përplasje, dhe se SHBA udhëhiqet nga rezultatet, e jo nga ideologjia.

“Disa pjesë të botës po shkojnë në djall. Nëse Amerika rrezikohet nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç plotësisht ta shkatërrojmë Korenë e Veriut. Ki Xhong-Un me testimet raketore është në mision vetëvrasës. Tani është koha të gjithë së bashku të punojmë që ta izolojmë Kimin derisa ai nuk ndalet me sjelljen armiqësore. Shtetet sovrane patjetër të jenë bazë e rendit botëror. Patjetër t’i hedhim poshtë kërcënimet për sovranitetin, nga Ukraina e deri në Detin Kinez. Pres të gjitha shtetet t’i respektojnë interesat e popullit të vet, si dhe të drejtat e shteteve të tjera sovrane”, theksoi Tramp.

Sipas tij, “regjimet renegate janë rrezik për botën”.

Për Iranin, presidenti amerikan nënvizoi se “ekonomikisht është shtet i zbrazët, prodhimi i vetëm eksportues i së cilit është dhuna”. Ai marrëveshjen bërthamore me Iranin e quajti “të turpshëm” dhe se liderët botëror nuk mund t’i përmbahen marrëveshjes nëse e njëjta e vazhdon programin bërthamor iranian.

Ai u përqendrua edhe në krizën në Venezuelë, duke e quajtur “të papranueshme”, duke shtuar se në vend sundon “diktatura socialiste”.

“SHBA nuk mund të qëndrojë anash dhe vetëm të shikojnë”, theksoi Tramp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button