Në Tetovë fushatë për luftën kundër trafikimit me njerëz

Organizata joqeveritare Porta e hapur La Strada, sot filloi me fushatë njëmujore në tentimin që sërish ta aktualizojë çështjen për trafikimin e  njerëzve. Për këtë qëllim ata nën moton “Çka shikon? Bëhu zëri i tyre!”, organizojnë karvan për luftën kundër trafikimit me njerëz nëpër shkollat e mesme në disa qytete nëpër Maqedoni që filloi sot në Tetovë, transmeton MIA.

“Fushatën e organizojmë për ta ngritur vetëdijen dhe t’i inkurajojmë ata të cilët janë të prekur nga ky problem. Sado që duket e pabesueshme, trafikimi me njerëz ende ekziston në shoqërinë moderne. Edhe krahas të gjitha përpjekjeve që të pengohet kjo dukuri është realitet në Maqedoni”, deklaroi koordinuesi i projektit nga Porta e hapur Stojna Atanasovska Dimishkovska.

Sipas saj, hulumtimet e fundit tregojnë se numri i personave me të cilët trafikohet është shumë i madh nga ai zyrtar.

Përveç tribunave me nxënësit e shkollave të mesme si një prej kategorive më të cenueshme në këtë paraqitje nëpër shtet, nga Porta e hapur paralajmëruan se në kuadër të projektit do të ndahen materiale adekuate propaganduese nëpër vendet më frekuente nëpër qytet, do të kërkojnë përfshirje të personaliteteve publike në aktivitetet, ndërsa në shumë ueb portale do të publikojnë tregime të vërteta nga viktimat e trafikimit me njerëz.

Vazhdimisht është i hapur edhe numri i tyre falas i telefonit 0800 11111 ku të gjithë qytetarët mund të paraqesin rast të trafikimit me njerëz. Aktivitetet duhet të përfundojnë më 18 tetor që shënohet si Dita evropiane kundër trafikimit me njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button