Lëkura po na sinjalizon që vuajmë nga sëmundje të rënda, shenjat që nuk duhet t’i neglizhojmë

Problemet shëndetësore mund të identifikohen lehtësisht nga pamja  dhe lëkura jonë është një nga treguesit kryesorë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të jeni të vetëdijshëm për sinjalet që na jep herë pas herë ajo. Më poshtë keni të listuar shenjat më të zakonshme të lëkurës të cilat mund të shfaqen nëse ka diçka të gabuar brenda trupit tonë, shkruan revista Class. 

Njolla të zeza

Nëse vini re njolla të zeza në trupin tuaj, (si ato në foto) duhet të takoheni urgjentisht me mjekun tuaj. Ato mund të jenë një tregues i sëmundjes “Addison”, probleme me veshkat. Njerëzit me këtë sëmundje mund të ndiejnë dhimbje në muskujt dhe nyjet dhe të humbasin oreksin e tyre. Ata kanë presionin e ulët të gjakut dhe sheqerin e ulët në gjaku. Të gjitha këto simptoma mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Arna të bardha

Sëmundja ku lëkura humbet pigmentimin quhet vitiligo. Ajo zhvillohet kur qelizat e quajtura melanocite vriten nga sistemi imunitar i trupit, duke shkaktuar që sipërfaqja e lëkurës të kthehet e bardhë për shkak se qelizat nuk bëjnë më pigment. Vitiligo mund të jetë pasojë shfaqjes së sëmundjes së veshkave. Është më mirë të caktoni një takim me një endokrinolog ose dermatolog.

Puçra të kuqe

Çdo pucër e kuqe që del papritur në lëkurë tregon se ka diçka të gabuar me trupin tuaj. Mund të jetë një alergji ndaj ushqimit, kimikateve në shtëpi, barnave mjekësore, apo edhe një sëmundjeje ngjitëse. Sidoqoftë, është më mirë të drejtoheni tek mjeku sepse reagimet alergjike mund të çojnë në pasoja shumë serioze, siç është sindroma e Stevens-Johnson ose sindroma e Lyell-it. Puçrat e kuqe, nga ana tjetër, mund të shkaktojë komplikime, sidomos tek të rriturit.

Ënjtje

Nëse keni ënjte çdo ditë, ia vlen të vizitoheni tek një endokrinolog. Kjo gjendje mund të ndodhë kur gjendra tiroide nuk arrin të prodhojë sasi të mjaftueshme të hormoneve. Simptomat e mëposhtme mund të shoqërojnë këtë sëmundje: lëkurë të thatë, ënjtje të fytyrës dhe gjymtyrëve, rënie të flokëve, thonjtë të brishtë dhe shtim në peshë. Nëse i keni ato, vizitoni menjëherë mjekun.

Një numër i madh i nishaneve

Ka shumë arsye pse mund të shfaqen nishanet në lëkurë. Një bazë është trashëgimia. Nëse prindërit tuaj kanë nishane të mëdha, ju gjithashtu mund t’i keni ato. Arsyet e tjera mund të jenë ekspozimi i tepruar në rrezet e diellit ose mosbalancimi i hormoneve. Në shumicën e rasteve, nishanet janë të padëmshme. Por nëse numri i tyre rritet me shpejtësi, ju dhembin, ose ndryshojnë në ngjyrë dhe madhësi, është një arsye për t’ju vizituar një mjek.

Aknet

Ka shumë arsye që mund t’ju dalin puçrra: fytyrë shumë e yndryshme që pengon poret e lëkurës, mosbalancim i hormoneve ose problemet e tretjes. Sigurisht, është e nevojshme të sigurohet kujdes i duhur i lëkurës së fytyrës. Megjithatë, për t’i hequr qafe, mos u përpiqni ta bëni vetë, por këshillohuni tek një specialist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button