Spasovski: Fokusi i MPB-së, sigurimi i votës pa presion

Gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale, fokusi i Ministrisë së Punëve të Brendshme do të jetë sigurimi i votës pa presion, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. Ai u bëri thirrje edhe institucioneve të tjera kompetente që të japin maksimumin për të siguruar zgjedhje të drejta, korrekte dhe demokratike, njofton Alsat M.

“Zgjedhjet lokale sikurse zgjedhjet e tjera, për ne janë shumë të rëndësishme sepse Ministria e Punëve të Brendshme e ka patjetër të sigurojë atmosferë të drejtë dhe demokrate para zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve. Të gjitha kapacitetet e MPB-së do t’i vendosim në shërbim të zgjedhjeve, që ata të jenë të lira dhe demokrate. Ky është qëllimi ynë. Në këtë aspekt të gjithë pjesëtarët e MPB-së dhe të gjithë institucionet tjera kompetente për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të angazhohen që qytetarët të votojnë pa presione”, tha Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button