Thaçi dënon gjuhën nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënon gjuhën nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit.

Përmes një reagimi dërguar mediave, presidenti Thaçi ka thënë se deklaratat e tilla janë të papranueshme.

“Deklaratat në baza etnike, fetare dhe kulturore, të drejtuara kundër popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ka mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat, janë të papranueshme”, citohet të ketë thënë Thaçi, ndërsa reagimi i tij erdhi pas deklaratave të kandidatit të VV-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Visar Korenica, i cili kishte deklaruar se “Izraeli do të zhduket”.

Megjithatë, në një bisedë për Interaktiv të KTV-së, Korenica mbrëmë deklaroi se deklarata e tij nuk ka qenë e menduar për zhdukjen e shtetit të Izraelit, por për ndryshimin e politikave të atij shteti ndaj palestinezëve.

Presidenti Thaçi, duke e cilësuar këtë veprim në kundërshtim më traditën dhe kulturën tonë, u ka bërë thirrje të gjithëve që të distancohen nga gjuha e urrejtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button