Taipi: Të vazhdojmë me fitore

Të mërkurën luhet java e 6-të, e LPFM-s, ndërsa skuadra e Shkupit do të jetë nikoqire e “Skopjes” në stadiumin e Çairit. Futbollistët bardhekaltër janë kthyer në shtëpi me fitoren e shënuar në Kratovë ndaj Sileksit, ndërkohë “Skopje” vjen në këtë ndeshje pas barazimit që mori kundër kampionit actual vardarit. Sigurisht se përballja e dy skuadrave të kryeqytetit do të jetë mjaft atraktive, për faktin se dy skuadrat kërkojnë të ruajnë hapin pozitiv që e kishin në fundjavë.

Për ndeshjen e radhës për faqen zyrtare të klubit është prononcuar mesfushori Shqiprim Taipi, i cili mes tjerash ka thënë se Shkupi është në epërsi në këtë ndeshje, por duke shtuar se patjetër duhet të jenë të kujdesshëm.

“Mendoj se në ndeshjen e nesërme duhet të fitojmë, jemi në një formë shumë të mirë dhe në të njëjtën kohë kemi shënuar dy fitore, që kanë shtuar dhe motivim edhe të vet ekipi. Padyshim se kjo ndeshje është me shumë përgjegjësi dhe duhet që të qëndrojmë me këmbë në tokë. “Skopje” nxori barazim ndaj Vardarit dhe nuk është skuadër që duhet nënvlerësuar, por edhe përkundër këtij fakti ne nuk i trembemi asnjë skuadre. Fitorja është obligim edhe për shkakun se luajmë në fushën tonë, ndërsa si zakonisht pran nesh do të kemi “Shvercerat”, të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë. Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve dhe besojmë ne suksesin e radhës”, është shprehur mesfushori Shqiprim Taipi.

Në ndeshjen e nesërme pritet edhe debutimi i parë zyrtar i përforcimit të fundit, Ivan Fatiç i cili tani më ka të kompletuar dokumentacion dhe kjo ka bërë që Shkupi të jetë i kompletuar për sfidën e radhës.

Ndeshja FC Shkupi – KF “Skopje” luhet të mërkurën në stadiumin e Çairit me fillim në orën 15:30.

Kjo ndeshje do të drejtohet nga arbitri kryesor Krumisllav Gjorgjiev, me ndihmësit e tij Nikolla Karakolev, Risto Gjorgjiev dhe Stojançe Stojanov që të gjithë nga Shtipi. Ndërsa Delegat është Goce Jovansovki nga Manastiri, ndërsa kontrollor është Ilir Sela nga Struga. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button