Tevdovski: Nuk ka nevojë për marrëveshje me FMN-në, kufiri i moshës për pensionim nuk rritet

Maqedonia për momentin nuk ka nevojë për Marrëveshjen Stend baj me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Me FMN-në është dakorduar thellim i bashkëpunimit para së gjithash në nivel teknik përmes misioneve teknike.

Këtë e kumtoi sot ministri i Financave Dragan Тevdovski i cili tha se rreth masave që i ka propozuar FMN-ja, ekipi i të cilit në dy javët e fundit ishte në Maqedoni, konkludimi është se Qeveria do t’i përmbahet programit për punën dhe se këto janë kornizat në të cilat do të lëvizë.

“Me FMN-në kemi bashkëpunim jashtëzakonisht pozitiv. Ekipet tona kanë punuar me ekipet e FMN-së më shumë se dy javë dhe kemi dakorduar thellimin e bashkëpunimit para së gjithash në nivel teknik”, deklaroi ministri, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë prezantimit të sotëm të Programit për menaxhim me financat publike dhe fillimin e procesit për diskutime publike dhe konsultime me palët e cenueshme.

Në lidhje me rekomandimin për rritjen e kufirit të moshës për pensionim, potencoi se Qeveria absolutisht nuk mendon për rritjen e moshës së pensionimit, por shtoi se konsiderojnë se ka hapësirë që të zbatohen një pjesë e rekomandimeve të tyre, ndërsa mes tyre edhe ajo për rritjen e efikasitetit në shpenzimet publike.

I pyetur për vërejtjet në lidhje me dështimin e pagesave të TVSH-së, tha se atë që e tregon FMN-ja ka të bëjë me gjashtë muajt e parë të vitit ku edhe të dhënat e publikuara tregojnë se ka transferime në krahasim me vitin 2016 dhe në krahasim me planin. Por, shton, se është mirë të shihen të njëjtat të dhëna të cilat tregojnë se në qershor, korrik dhe gusht ka përmirësim të pagesës së TVSH-së dhe më e rëndësishme është ajo që jemi të sigurt se deficiti i projektuar buxhetor edhe krahas realizimit të të ardhurave dhe të shpenzimeve do të realizohet.

Theksoi se është evidente se Drejtoria për të Ardhura Publike duhet ta forcojë kapacitetin e saj dhe se ka hapësirë të madhe për ngritjen e pagesës së tatimeve.

Potencoi se edhe ngjarja e sotme është me qëllim që të bëhet presion që pagesa të përmirësohet sepse, siç tha, kjo do të sigurojë të ardhura të cilat do të mund të shfrytëzohen për masa të cilat janë produktive.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për Ligjin për pagën minimale dhe nominimin, Tevdovski tha se edhe kur është sjellë ligji paraprak, nominimi ka qenë çështja më e dhimbshme.

“Tani, mundohemi ta sjellim në një nivel më të lartë, gjegjësisht nominimi të konfirmohet rreptësisht, të mos iu lihet punëdhënësve dhe ta keqpërdorin. Të jetë i realizueshëm për shumicën e punëtorëve dhe të ketë njoftim për realizimin e normave në drejtim që punëdhënësit të jenë në dijeni se paguajnë për realizimin e moshës për pension, ndërsa nga ana tjetër edhe punëtorët të jenë të mbrojtur dhe të mos keqpërdoren”, theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP