Cavani e Neymar, sherri vijoi edhe jashtë fushe (FOTO)

Debati për ekzekutimin e penalltisë në ndeshjen e së dielës mes Paris Saint Germain dhe Lyonit nuk u mbyll në fushën e lojës, por vijoi edhe në dhomat e zhveshjes, shkruan Top Channel.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, situata u rëndua mes dy futbollistëve të cilët për pak sa nuk u përfshinë në një zënkë me grushta, një situatë e cila kërkoi ndërhyrjen e kapitenit të skuadrës Thiago Silva dhe të mbrojtësit Marquinhos.

Në artikullin e saj të titulluar “Përplasja” dhe që ishte në faqen e parë, ‘L’Equipe’ shkruan se Cavani i  zemëruar për atë çfarë ndodhi ishte i pari që shkoi në dhomat e zhveshjes pa përshëndetur tifozët e të festojë me ta fitoren siç bëri edhe pjesa tjetër e skuadrës.

Pak më vonë shkoi dhe Neymar me uruguajanin që në gjuhën spanjolle iu kundërvu brazilianit duke e kritikuar për sjelljen e tij në momentin e 11-metërshit. Neymar iu kundërpërgjigj dhe tensioni mes tyre u rrit aq shumë sa u desh ndërhyrja e futbollistëve të tjerë të Paris Saint Germain për të evituar që gjërat të bëheshin edhe më keq.

Ndërkaq mes dy sulmuesve ka një ndërprerje totale të raporteve me brazilianin që ka shkëputur çdo lidhje me Cavanin edhe në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button