Maqedoni, tetë persona janë arrestuar për 70 gramë marihuanë

Në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e shitjes së drogës nëpër rrugë, në Negotinë dhe Kavadar janë arrestuar tetë persona si dhe është konfiskuar marihuanë në sasi prej 70 gramëve, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton Portalb.mk.

Aksioni i Repartit për tregti të palejuar në MPB Veles është zbatuar gjatë fundjavës. Nga liria janë privuar gjashtë persona nga Negotina të moshës prej 19 deri 25 vjeç dhe dy persona nga Kavadari të moshës 21 vjeçe.

“Te të arrestuarit ështe gjetur marihuanë narkotike e drogës në sasi më të vogla të përgatitura për shitje si dhe për përdorim ( cigare me marihuanë).  Gjatë kontrollit janë gjetur 70 gramë drogë marihuanë”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button