Chelsea me përforcim nga Serie A (FOTO)

Chelsea kërkon një përforcim nga Serie A.

Menaxheri i “Blues”, Antonio Conte ka shprehur interesim për transferimin e talentit të Genoas, Pietro Pellegri.

Pellegri ka depërtuar si një prej talentëve më të mëdhenj në Serie A ndërsa realizoi dy gola në fundjavën e shkuar në humbjen 2:3 nga Lazio, përcjell “Lajmi.net”.

Mediat italiane raportojnë se paraqitjet e tij janë duke u vëzhguar nga skuadra kampione e Premierligës.

Conte beson se Pellegri mund të bëhet yll i madh. Andaj, nuk përjashtohet mundësia të paraqes ofertë për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit, ose pas përfundimit të këtij sezoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button