Kryeministri Zaev në Asamblenë e Përgjithshme të 72-të në Nju-Jork

Kryeministri Zoran Zaev sot do të marrë pjesë në hapjen solemne të Asamblesë së Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara.

Ai do të ketë fjalim në plenumin e debatit të përgjithshëm më 22 shtator.

Kryeministri Zaev mbrëmë mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp për inkuadrimin drejt deklaratës politike për reformat e KB-së, ku realizoi takim të shkurtër me presidentin amerikan.

Kabineti qeveritar njoftoi se në takim kryeministri Zaev ka shprehur mbështetje për nismën që përmes Deklaratës të mbështeten reformat e propozuara nga sekretari i përgjithshëm i KB-së dhe ka dëshiruar fillim të suksesshëm të reformave në organizatën e KB-së.

Delegacioni qeveritar mbrëmë u takuan me përfaqësues nga nisma Maqedonia 2025, me liderët e Diasporës së Bashkuar Maqedonase dhe me përfaqësues të Forumit për Maqedoni Demokratike.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, kryetari i Qeverisë do të ketë takim pune me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, si dhe shumë takime tjera bilaterale, midis të cilave edhe me kryeministren e Norvegjisë dhe kryeministrat e Maltës dhe të Belgjikës.

Sipas agjendës së qëndrimit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, kryeministri Zaev do të ketë takime edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini dhe me komisarin për zgjerim të BE-së, Johanes Han.

Vizita e punës së kryeministrit në KB dhe SHBA do të zgjasë deri të shtunën, ndërsa në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ministri pa portofol i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button