Ambasadori i Koresë Veriore është “persona non grata” në Spanjë

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës mbrëmë njoftoi se ka kërkuar nga ambasadori koreanoverior se deri në fund të muajit do ta braktisë vendin për shkak të refuzimit të Phenianit që të heq dorë nga programi bërthamor.

“Është thirrur ambasadori i Koresë Veriore të cilit i është transmetuar vendimi se konsiderohet për person i padëshiruar (persona non grata), për çfarë mund të ndërpresë të punojë dhe ta braktisë vendin para 30 shtatorit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë spanjolle të Punëve të Jashtme.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara vendosi sanksione të reja pas provës së gjashtë të këtij muaji dhe provës bërthamore deri tani më të madhe të Koresë Veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button