“Dieselgate” ka shkaktuar vdekjen e 5000 personave në vit

Raportimi si i ulët i emetimeve të gazeve okside të azotit (skandali Dieselgate) për afërsisht 100 milionë automjete në Evropë ka shkaktuar vdekjen e 5 mijë personave në vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Instituti Norvegjez i Meteorologjisë dhe i Analizës së Sistemeve të Aplikuara (IIASA), theksohet se për shkak të skandalit “Dieselgate” është vërejtur një rritje e konsiderueshme në normat e vdekshmërisë në Evropë.

Në hulumtimin ku vihet në dukje se rreth 5 mijë persona në vit kanë humbur jetën duke u ndikuar nga gazrat helmuese të lëshuara në Evropë në kuadrin e “Dieselgate”, thuhet ndër të tjera se të paktën 10 mijë vdekje të parakohshme të foshnjave në Evropë kanë lidhje drejtpërdrejtë me “Dieselgate”.

Gjithashtu në hulumtim theksohet se në mesin e vendeve evropiane, Italia, Gjermania dhe Franca për shkak të popullsisë intensive dhe përdorimit të automjeteve me naftë janë vendet të cilat janë prekur më shumë nga gazrat e çliruara.

Ndërsa vendet që janë prekur më pak nga gazrat janë Norvegjia, Finlanda dhe Qiproja Greke.

Skandali shpërtheu në shtator të vitit 2015 pas deklaratës se Volkswagen kishte raportuar gabim normat ku dhe kompania mbeti e detyruar të tërhiqte mbrapsht automjetet. Ndërsa ishte bërë e ditur se edhe kompanitë si Fiat, Peugeot dhe Renault kishin aplikuar metoda të ngjashme të emetimit të naftës.

Hulumtimi është publikuar në revistën “Environmental Research Letters”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button