Kuvendi e miratoi Ligjin për rritje të pagës minimale

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në orët e pasdites të seancës së 12-të me 70 vota “pro”, pa abstenime dhe kundër e votoi Ligjin për rritje të pagës minimale, me të cilin zyrtarisht duhet të fillojë pagesa e rrogës minimale në vlerë prej 12.000 denarëve.

Rritja e rrogës minimale do t’i përket të gjithë punëtorëve, respektivisht ajo do të duhet të paguhet edhe për të punësuarit në industrinë e lëkurës, të tekstilit dhe në industrinë e këpucëve.

Për këtë qëllim, brenda një muaji do të veçohen 1,5 milionë euro mjete buxhetore, me të cilat do të mbështeten kompanitë që ta paguajnë këtë vlerë të rrogës minimale.

Vazhdimi i seancës së 12-të është caktuar për nesër, ndërsa në rend dite janë Propozim-ligji për sigurimin material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, me procedurë të shkurtuar, gjithashtu i dorëzuar nga shumica, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, me procedurë të shkurtuar, i dorëzuar nga deputetët e shumicës.

Deputetët dihet të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për pagesë të pagave në Republikën e Maqedonisë, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përmbarim, Propozim-ligjin për dhënie të bonove me vlerë – vauçerë, të gjithë me procedurë të shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët e opozitës.

Para deputetëve janë edhe Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian dhe Propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes së Parisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button