Vjedhje në një këmbimore në Saraj, është plagosur pronari

Tre persona të panjohur, prej të cilëve njëri i armatosur me pushkë automatike, ndërsa tjetri me armë, mbrëmë rreth orës 20:20 kanë kryer plaçkitje ndaj pronarit të këmbimores në QT “Saraj” në Shkup.

Siç informojnë nga MPB-ja, plaçkitja është kryer para këmbimores.

Ndaj pronarit të këmbimores është gjuajtur me armë zjarri, me ç’rast është lënduar në pjesën e të dy këmbëve, ku më pas me automobil është transferuar në Qendrën e Urgjencës në Shkup për t’i ofruar ndihmë mjekësore.

SPB Shkup ndërmerr masa për zbardhje të tërësishme të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button