Futbollisti shqiptar në formacionin e javës në Ligue 1 (FOTO)

Ivan Balliu mes më të mirëve të Ligue 1 në javën e 6.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare vlerësohet nga prestigjozja “L’Equipe” si një nga lojtarët më të mirë të kësaj fundjave në futbolin francez duke u përzgjedhur në formacionin më të mirë.

Mbrojtësi kuqezi vlerësohet me notën 7 pas paraqitjes perfekte në transfertën e Angers ku u aktivizua si mbrojtës i djathtë në formacionin 4-4-2 të trajnerit Philippe Hinschberger.

25-vjeçari u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes duke e ndihmuar ekipin e tij të arrinte një sukses shumë të rëndësishëm me rezultatin 1-0. Në  formaconin ideal të javës së 6, ai rreshtohet në krahun e djathtë të mbrojtjes me 5 lojtarë dhe sipas “L’Equipe”, Balliu fitoi çdo duel duke pësuar madje edhe 3 faulle.

Në fundin e ndeshjes, ai arriti të ruante të paprekur portën e Mertz pasi topi po drejtohej në rrjetë. Me një ndërhyrje vendimtare në vijën fatale, Balliu ruajti avantazhin e skuadrës së tij, shkruan “SuperSport.al”.

Mbrojtësi shqiptar është lojtari i vetëm i Metz që përfshihet në frmacionin më të mirë të javës ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe emra me peshë të kampionatit francez si Falcao, Rabiot apo Malcom. 25-vjeçari shqiptar i lundur në Spanjë numëron 4 ndeshje si titullar këtë sezon me fanellën e Metz ku ka arritur të kthehet në një pikë referimi për skuadrën franceze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button