Maqedoni, anketa e IRI-t: Rritje e mprehtë e optimizmit për situatën politike dhe anëtarësimin në BE

Sondazhi mbarëkombëtar i publikuar sot nga Qendra për hulumtime të sondazheve e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon se ka rritje të mprehtë të optimizmit për situatën politike në vend dhe perspektivat për anëtarësim në BE.

“Derisa sondazhi i mëparshëm i IRI-t tregonte shqetësim të thellë dhe pesimizëm mbi stabilitetin dhe trajektoren e Maqedonisë, rezultatet e këtij sondazhit janë shumë inkurajuese” tha Jan Surotchak, drejtori rajonal i IRI-it për Evropë. “Qeveria e re duhet të sheh këtë si mundësi për të rifituar besimin e popullit të Maqedonisë dhe të ndërmerr veprime kuptimplotë për t’ju përgjigjur çështjeve që brengosin qytetarët”.

Numri i maqedonasve që përshkruajnë situatën e brendshme politike si “të qetë dhe stabile” u ngjit prej vetëm 5 për qind në mars të 2017 në 44 për qind në gusht të 2017. Ky zhvillim mbas gjase lidhet me formimin paraprak të qeverisë pas dy vite konflikti të ashpër politik dhe pasiguri. Përqindja e atyre që përshkruajnë mjedisin aktual politik si “të tensionuar dhe pasigurte” ra për 18 pikë (62 për qind në mars 2017; 44 për qind në gusht 2017), dhe numri i atyre që e vlerësonin situatën si “kritike dhe jostabile” u zvogëlua për  22 pikë (32 për qind në mars 2017; 10 për qind në gusht 2017).

Maqedonasit gjithashtu paraqiten si më optimist edhe mbi perspektivat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Numri i atyre që mendojnë se vendi është më afër anëtarësimit në BE sot sesa kur fillimisht ka fituar statusin e kandidatit është rritur prej vetëm 13 për qind në mars 2017 në 41 për qind. Mbështetja për anëtarësim në BE vazhdon të jetë e fortë me 77 për qind—përmirësim prej pesë pikë prej marsit të 2017.

Ndjenja e rikthyer e stabilitetit që pasqyrohet në sondazh ka kontribuar në një shqyrtim më optimist të ekonomisë. Tridhjetë e tre për qind tani mendojnë se ekonomia do të përmirësohet në dy vitet e ardhshme – rritje prej 12 pikë nga mars 2017. Edhe pesimizmi mbi cilësinë e jetës në Maqedoni ka rënë: numri i të anketuarve që vlerësojnë se cilësia e jetës së tyre keqësohet ka rënë prej 38 për qind në mars 2017 në 24 për qind.

Ndryshe, ky sondazh u zhvillua për Qendrën për Hulumtime të Sondazheve nga Brima firma për hulumtim të tregut. Të dhënat janë mbledhur prej 4 – 12 gusht, 2017, nëpërmjet intervistave ballë për ballë, me mostër që përfaqëson kombësinë, prej 1,108 të intervistuarve me moshë 18 e mbi. Margjina e gabimeve nuk tejkalon plus ose minus 3 për qind në shtrirje mesatare të nivelit të besueshmërisë prej 95 për qind. Shkalla e përgjigjes ishte 71 për qind. Shuma e figurave në grafiket ose tabelat mund mos të jetë 100 për qind për shkak të rrumbullakimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button