Lufta kundër terrorizmin, Franca dhe Gjermania mund të vendosin kontrolle kufitare

Gjermania dhe Franca bashkërisht i kanë bërë një kërkesë BE-së për të rikthyer kontrollin zik në pikat e vjetra kutare midis dy vendeve me qëllim luftimin dhe parandalimin e akteve terroriste.

Propozimi i cili mbështetet edhe nga Austria, Danimarka dhe Norvegjia ka qenë kondencial, por media britanike “The Times” ka arritur ta marrë dhe ta publikojë. Franca dhe Gjermania në këtë kërkesë vërejnë se shumë terroristë arrijnë të transportojnë armë dhe mjete eksplozive midis vendeve të BE-së për të kryer akte terroriste dhe shfrytëzojnë kufijtë e hapur dhe për t’u arratisur nga vendet ku shpallen në kërkim pas kryerjes së tyre.

Megjithatë ka pak gjasa që diçka e tillë të ndodhë realisht, pasi Komisioni Europian pritet ta refuzojë këtë kërkesë e cila do të ishte një hap prapa drejt një Europe të Bashkuar dhe pa barriera ekonomike dhe politike. /tiranapost/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button