Gazetari Gerovski ngjyroset nga biznesmeni Palevski (VIDEO)

Redaktori dhe gazetari, Branko Gerovski, sot është paraqitur përpara kafesë “Manda” në të cilin vend janë marrë vesh me biznesmenin Lupço Palevskin dhe aktivistin e afërt me VMRO-DPMNE-në, Todor Pendarov, që të përballen në “duel”. Palevski paraprakisht kishte premtuar se do t’i japë shuplakë Gerovskit, por megjithatë ai vetëm ia derdhi një kovë me ngjyrë mbi kokë, njofton Portalb.mk.

Disa nga të pranishmit kanë bërë tifo për përballje fizike, ndërkaq të tjerët për këmbim të fjalëve dhe debatit, megjithatë vetëm sa u paraqit Gerovski me disa dokumente në duar, Palevski ia derdhi kovën me ngjyrë mbi kokë.

“Nuk jemi të kënaqur nga Qeveria. Revolucioni Laraman vazhdon”, tha Palevski.

Gerovski ka marrë edhe kërcënime verbale dhe ofendime, por pas tërë incidentit sytë u kthyen nga numri i madh i gazetarëve dhe kalimtarëve të cilët e ndiqnin tërë rastin.

Ndryshe “dueli” është caktuar pasi që Gerovski në rrjetet sociale e ka akuzuar Todor Pendarovin se ka plasuar gënjeshtra për ngjarje nga e kaluara në të cilën, siç thotë ai janë të përfshirë ai dhe bashkëshortja e tij.

Për më shumë ndiqeni videon:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button