Sekreti i flokëve të mëndafshtë, uji i orizit. Ja si ta përdorësh

Pjesa më e madhe nga ne nuk i kushtojnë rëndësi ujit të orizit dhe ndikimit që ka në bukuri. Por shumë prej studimeve të fundit kanë zbuluar se për flokët e dëmtuar, mënyra më e mirë e kurimit është uji i orizit, përcjell Revista Class.

Po ashtu, edhe për një rritje më të shpejtë të flokëve, uji i orizit është i këshillueshëm. Shpëlarja e vazhdueshme me ujë orizi pastron skalpin e kokës, por edhe zbut në mënyrë të ndjeshme flokët.

Si ta përdorësh?

Orizin, fute në një enë me ujë dhe lërë për të paktën 1 orë. Pasi i ke larë flokët normalisht, shpëlaji në fund me ujë orizi. Mbaji për disa minuta dhe në fund, shpëlaji me ujë. Nëse do ta përsëritësh këtë trajtim tri herë në javë, rezultati do të jetë i menjëhershëm.

Orizi është një burim i shkëlqyer i acidit linoleic dhe skualenit, një antioksidant i fuqishëm që nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Uji i orizit gjithashtu mbron lëkurën nga dëmtimet prej rrezeve te diellit, shkaktare për krijimin e rrudhave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP