Aksident, makina përplas e tërheq fëmijën në mes të Tiranës. Shoferi ikën

Një makinë ka aksidentuar një fëmijë në Tiranë afër urës së ish -Bllokut dhe më pas është larguar nga vendi i  ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites. Makina ka xhiruar gomat dhe më pas ka përplasur të riun i cili udhëtonte me biçikletë.

Automjeti e ka tërhequr të miturin rreth 30 metra dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Mësohet se makina që ka përplasur të riun është një “Mercedes Benz” me targa AA 999 HC.

Policia  ka identifikuar autorin i cili është larguar drejt zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”, në kryeqytet. /shqiptarja.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button