Ardian Nuhiu i kënaqur me fitoren në Kratovë

Skuadra e Shkupit është kthyer me tri pikë nga transferta në Kratovë, duke marrë fitore me shumë vlerë që ka vërtetuar se ekipi po luan mirë dhe se trajneri Ardian Nuhiu ka arritur të gjejë recetën e suksesit. Fitorja e djeshme ndaj Sileksit në Kratovë me rezultat 0:1, ishte e para  këtij sezonit e fituar si mysafire, ndërsa golin e vetëm e kishte shënuar mesfushori fantazist i Shkupit, që këtë verë erdhi si përforcim nga Makedonija Gj.P, Kristijan Stojkoski.

Pas ndeshjes ka folur trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu, i cili është ndarë i kënaqur si nga rezultati ashtu edhe nga loja e ekipit të tij.

“I uroj dhe përgëzoj futbollistët e mi për lojën e treguar, të cilët lanë shpirtin në fushë. Mendoj se me plot meritë morëm tri pikë. Kohë të gjatë nuk kishim triumfuar në Kratovë, por për gjithçka ka “për herë të parë” dhe ja u kthyem me tri pikë në shtëpi. Tani koncentrohemi dhe përgatitemi për ndeshjen e të mërkurës që luajmë ndaj “Skopjes”, dhe shpresoj të vazhdojmë të luajmë mirë në vazhdimësi”, ka thënë Nuhiu. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të mërkurën në cilësinë e nikoqirit, kur në Çair vjen ekipi i “Skopjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP