Fetai: Gjykimi për rastin “Sopot” të fillojë së shpejti

Për shkak udhëtimit zyrtar të gjykatësit të lëndës, seanca për rastin  “Sopot” ku dhjetë persona janë të dënuar për “terrorizëm”, është shtyrë, njofton Portalb.mk.

Në gjykim ishin të pranishëm pesë nga të akuzuarit, ndërsa kjo ishte seanca e parë e caktuar prej kur Prokuroria Speciale Publike (PSP) e mori lëndën për hetim.

Prokurorja speciale Fatime Fetai deklaroi se pret që procesi gjyqësor për këtë lëndë pasi që e mori PSP-ja në kompetencë të fillojë së shpejti sepse, siç tha, kjo lëndë disa vite me radhë po shtyhet.

Ajo nuk deshi të zbulojë se me çfarë argumente do të merr pjesë PSP-ja në procedurë. Seanca e ardhshme është caktuar për 9 tetor.

Ndryshe, nga materialet e përgjuara të publikuara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dëgjohet se si ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska dhe ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit pafajsisht janë burgosur.

Në një bisedë tjetër telefonike dëgjohet se si deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së në Kuvend, Ilija Dimovski, ka kërkuar nga Gordana Jankullovska dhe prokurori Marko Zvërlevski paraburgim për bashkëqytetarët e tij në procesin gjyqësor “Sopoti”, në kundërshtim me vendimet e mëparshme të Gjykatës. Dimovski kërkoi nga Jankullovska ta detyrojë Marko Zvërlevskin dhe të caktojnë burgim, pa e respektuar gjykatën dhe prezumimin e pafajësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP